Bota

Rekord: 65.5 milionë njerëz të zhvendosur në gjithë botën

Sipas raportit vjetor, deri në fund të vitit 2016 bëhet fjalë për një rritje prej 300 mijë njerëzish nga 2015-ta.

Një rekord prej 65,6 milionë njerëzish janë refugjatë, azilkërkues apo të zhvendosur brenda vendit nëpër botë, tha Agjencia e Refugjatëve e Kombeve të Bashkuara, UNHCR, përcjell albinfo.ch.
Sipas raportit vjetor, deri në fund të vitit 2016 bëhet fjalë për një rritje prej 300 mijë njerëzish nga 2015-ta. Por, për një rritje më të vogël nga 2014-ta, kur kjo shifër ishte rritur me pesë milionë.
Komisari i OKB-së për Refugjatë, Filippo Grandi, tha se ende është një dështim i madh i diplomacisë ndërkombëtare.
“Bota nuk është në gjendje të bëjë paqe”, tha Grandi.
“Kështu do të shihni se konfliktet e vjetra që vazhdojnë dhe konfliktet e reja që shpërthejnë, të dyja prodhojnë zhvendosje. Zhvendosja e detyruar është një simbol i luftërave që kurrë nuk përfundojnë”, tha Grandi.