Kuriozitete

Rekordmeni i shpejtësisë në skateboard që ushtron në Zvicër

Peter Connolly ka arritur diçka që jo të gjithë do të guxonin të provonin.

Gjatë garës “L’Ultimate Descente” më 2017, garë sportive e përvitshme në Kanada, ylli anglez me skateboard arriti që të thyejë rekordin e shpejtësisë në këtë fushë.

Ai arriti që të “fluturojë” në shpejtësinë deri 146.73 kilometra për orë.

Për faqen zyrtare të librit të rekordeve “Guinness”, Connolly ka thënë se e ka shijuar gjithmonë shpejtësinë me skateboard dhe synon që të thyejë rekordin sërish, transmeton Albinfo.ch.

Sikur për çdo sport, ai ka treguar se duhet vendosmëri dhe ushtrime të pandalshme. Këto thotë se i bën edhe në terrenet e pjerrëta të Zvicrës.