Autotech

Roboti politikan që sfidon njerëzit

Nëse nuk jeni të kënaqur me politikanët aktual, atëherë e keni edhe një mundësi tjetër për të zgjedhur. Një politikan robot.

Një politikan që nuk i harron premtimet, me të cilin mund të flasësh kur të duash dhe që është në gjendje të analizojë problemet e çdo fushe, të gjejë zgjidhje që respekton kërkesat e të gjithëve, shkruan “TCH”.

Me këtë qëllim lindi në Zelandën e Re Sam, roboti politikan që do të revolucionarizojë jetën e qytetarëve dhe pse jo të kandidojë në zgjedhjet e 2020, përcjell albinfo.ch.

Por, kush është Sam? Ka pak muaj jetë dhe tashmë flet me përdoruesit vetëm përmes çatit të Facebook, Messenger.

Përgjigjet për një paketë të përcaktuar pyetjesh që i përkasin tematikave kryesore politike, si emigracioni, shëndeti, ambienti madje pyetet edhe për kuptimin e fjalës “demokraci”.

Sam i vendos algoritmet në shërbim të të mirës së komunitetit, për të arritur atje ku qenia njerëzore nuk mundet. Siç shpjegon Sam në çat: “Kam një memorie të pafundme, nuk mund të injorojë apo harrojë atë që më kërkohet. Ndryshe nga një politikan njerëzor, unë jam në gjendje të konsideroj pozicionin e të gjithëve e të marr vendime më efikase e më të drejtë pa paragjykime”.