Integrimi
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri shënon dyvjetorin e themelimit
Për nder të dyvjetorit të themelimit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, të premten, më 11 dhjetor, nga ora 18.30 në Vjenë të Austrisë do të organizohet një event mes biznesmenëve shqiptarë në Austri dhe mysafirëve të tyre për të festuar edhe një vit tjetër të sukseseve të përbashkëta.
“Në këtë përvjetor do të keni mundësinë t’i shihni për së afërmi punët që janë bërë gjatë këtyre dy vjetëve të bashkëpunimit tonë, si dhe do të jetë mundësi e mirë për afaristët që të njihen me përparësitë e kyçje në rrjet”, thuhet në ftesën dërguar albinfo.ch.
Në këtë mbrëmje të ftuar do të jenë edhe kryetarët e rrjeteve nga shumë vende të botës, ndërsa mbrëmja do të pasurohet edhe më disa pika artistike nga artistë shqiptarë si dhe një koktej rasti.
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Austri, kryetar i secilës është Yll Blakaj, përbëhet prej mbi 50 firmave shqiptare, të cilët deri tash kanë shkëmbyer kontrata pune me njëri-tjetrin rreth 10 milionë euro.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën