Kosova

Rusët dërgojnë para në Kosovë

Disa banorë serbë që jetojnë në jug të vendit, konkretisht në fshatrat Gojbulë e Bajnska në komunën e Vushtrrisë, po pranojnë ndihma financiare nga Rusia.

Përfaqësuesi i Gojbulës, Bratislav Kostiq, thotë se banorët janë të harruar nga institucionet andaj paratë nga rusët si ndihmë humanitare janë të mirëpritura, njofton “Klan Kosova”.

“Këto ndihma janë të mirëseardhura për ne”, shprehet ai, përcjell albinfo.ch.

Në fakt, këtë aksion, të quajtur humanitar që po shpërndan para nga Rusia për fëmijët serb të Kosovës e udhëheq murgesha Irena nga Manastiri i Graçanicës.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës janë shprehur se nuk kanë informacione në lidhje me këtë çështje.