Shqipëria

Sattler: Austria, pro hapjes së negociatave me Shqipërinë

Austria është deklaruar në favor të hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Ambasadori i Austrisë në Tiranë, Johann Sattler, deklaroi në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se java tjetër do të jetë një javë interesante në Bruksel.

“Është një votim vendimtar. Austria do të votojë në favor. Ne jemi në favor të hapjes së negociatave dhe mendoj se është e merituar”, ka thënë Sattler.

Por, sipas tij, kjo nuk do të thotë se Austria është e kënaqur me gjithçka që Qeveria shqiptare ka bërë këto vite.

“Ka ende shumë fusha ku duam të shohim përparim. Por kjo do të thotë se është bërë mjaftueshëm për të votur ‘pro’, absolutisht! Ne mendojmë se Shqipëria i ka përmbushur kushtet. Ne mendojmë qartësisht se gota është më shumë se gjysmë plot”, ka shtuar Sattler.