Kosova

Sava Janjiq ndërlidh zhvillimet e fundit me vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Ati, Sava Janjiq ka ndërlidhur vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviqit me zhvillimet e fundit.

Prifti ortodoks serb, Sava Janjiq, ka shkruar në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë.

Në llogarinë e tij në Twitter, Janjiq ka shkruar edhe në lidhje me vdekjen e politikanit serb në Kosovë Oliver Ivanoviq. 

“Nëse dikush nga serbët deri tash nuk e ka pasur të qartë, tash nuk mund ta keni më shumë të qartë pse u desht të shkojë Oliver Ivanoviq. Në këtë situatë traghike, ai sigurisht nuk do të heshtte, por do të mbronte me guxim popullin e tij. Po na mungon shumë të gjithëve! Jam krenar që e kam pasur mik”, ka shkruar Janjiq.