Kosova

SBASHK: Do të presim deri më 24 shkurt për realizimin e kërkesave

Dy orët e para të mësimit nuk janë mbajtur në shumicën e shkollave në Kosovë, pasi që mësimdhënësit i janë përgjigjur kërkesës për grevë, të thirrur nga SBASHK-u.

Mësimdhënësit, përmes këtyre veprimeve sindikale, po kërkojnë që të zbatohet marrëveshja e nënshkruar në mes të SBASHK-ut dhe koalicionit qeverisës. Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, ka thënë se ata do të presin vetëm deri më 24 shkurt për realizimin e kërkesave të tyre duke paralajmëruar se nëse kjo nuk ndodhë atëherë do të përshkallëzohen veprimet sindikale.