Shkurt.ch

Sërish një zviceran udhëheq misionin e OSBE-së në Rusi

Flavien Schaller rashëgon zviceranin tjetër, Simon Eugster, i cili ka qenë po ashtu shef i këtij misioni që nga tetori 2015

Gjermania, e cila është duke udhëhequr OSBE-në, ka emëruar përfaqësuesin zviceran Flavien Schaller si drejtues të misionit civil mbikëqyrës të OSBE-së në dy pikat kufitare me Ukrainën: në Donetsk dhe në Gukovo.

Schaller në fakt trashëgon zviceranin tjetër, Simon Eugster, i cili ka qenë po ashtu shef i këtij misioni që nga tetori 2015 dhe më 30 prill i mbaron mandati, thuhet në një komunikatë të EDA-s (Departamenti i Punëve të Jashtme i Zvicrës).

Misioni mbikëqyrës në dy pikat kufitare të përmendura është ngritur më 24 korrik 2014 përmes një vendimi konsensual të 57 vendeve anëtare të OSBE-së, shkruan albinfo.ch. Ky mision përbëhet nga 19 pjesëtarë, përfaqësues të shteteve të ndryshme anëtare. Detyra kryesore e tij është mbikëqyrja e aktiviteteve dhe lëvizjeve në kufirin ruso-ukrainas.

Arsyeja e krijimit të këtij misioni ka qenë konflikti në lindje të Ukrainës.