Sport

Shaqiri asiston ne fitoren e Stoke

Po ashtu rol të rëndësishëm në fitoren e Arsenalit 2:1 ndaj Swansea ka pasur edhe Granit Xhaka i cili ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë

Mesfushori me aftësi sulmuese Xherdan Shaqiri ka pasur rol të menjëhershëm me kthimin e tij në pas lëndimi për skuadrën e Stock City. Në ndeshjen që kuadër e Shaqirit ka zhvilluar si mysafirë Watfordit ka arritur që të lërë zhgënjimin mbrapa duke iu kthyer fitoreve. Stoke ka shënuar fitore minimale 0:1. Ndërsa tek goli që ka shënuar Fletcher asistoi Xherdan Shaqiri.

Po ashtu rol të rëndësishëm në fitoren e Arsenalit 2:1 ndaj Swansea ka pasur edhe Granit Xhaka i cili ishte një ndër lojtarët më të mirë në fushë. Në kët ndeshje ka munguar Shkodran Mustafi i cili ende nuk është kthyer nga lëndimi.