Sport

Shaqiri, i gatshëm për Zvicrën

Ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri ka mohuar se lëndimet janë të lidhura me ushqimin, derisa ka shtuar se po stërvitet maksimalisht për të luajtur kundër Letonisë

 

Xherdan Shaqiri thotë se është i gatshëm për ndeshjen ndaj Letonisë që zhvillohet të shtunën nga ora 18:00.

 

Pavarësisht që nuk ka luajtur që dy muaj, ai thotë se është një profesionist i vërtetë, derisa ka treguar se çfarë ushqimi ha, pas shumë akuzave se lëndimet lidhen me peshën e tij, shkruan ‘Blick’, përcjell albinfo.ch.

 

“Natyrisht se pas çdo lëndimi ndihesh i zhgënjyer”, ka thënë Shaqiri, i cili ndaj Letonisë do të ketë paraqitjen e 60-të ndërkombëtare. “Unë jam profesionist dhe e di se çfarë duhet të bëjë”, është shprehur ylli shqiptar.

 

Ai është pyetur vazhdimisht nëse problemet e vazhdueshme me muskujt janë të lidhura me dietën. “Unë jam profesionist dhe e di se çfarë duhet të bëjë”.

 

“Vetëm për shkak se punoj me ‘Coca-Colan’ nuk do të thotë se unë pi çdo ditë. Lëndimet nuk kanë lidhje me ushqimin. Unë e di se si duhet të sillem”, theksoi Shaqiri.