Futboll

Shaqiri, i lumtur për debutimin me Liverpoolin

Xherdan Shaqiri ka debutuar në Premierligë me Liverpoolin, derisa skuadra e tij fitoi bindshëm

Pas ndeshjeve miqësore, Xherdan Shaqiri ka debutuar edhe zyrtarisht me Liverpoolin në Premierligë.

“Të Kuqtë” për mrekulli e filluan sezonin e ri, duke mundur 4:0, West Hamin në shtëpi, përcjell albinfo.ch.

Shaqiri u inkuadrua në lojë në minutën e 82-të të takimit duke e zëvendësuar golashënuesin e dyfishtë, Sadio Mane. Ai u prit me duartrokitje, derisa tifozët mbajnë mend golin e shënuar ndaj Manchester Unitedit në miqësoren e zhvilluar në SHBA.

“Atmosferë e shkëlqyer sot në Anfield, me një fillim të përsosur në Ligën Premier”, ka shkruar Shaqiri në Twitter.

Kujtojmë se Shaqiri shkoi në Liverpool nga Stoke City për 15 milionë euro.