Sport

Shaqiri: Ja pse po vazhdoj me FC Basel

FC Basel dëshironte ta mbante me çdo kusht atë, por edhe vetë Shaqiri nuk dëshironte të shkonte në Turqi ose në Rusi

Njoftimet e panumërta, e shpesh edhe spekulimet mbi transferet e mundshme të Shaqirit, që ndërroheshin në baza orësh e ditësh, nga 1 shkurti i zëvendësoi heshtja. “Xhuxhi magjik” po mbetet në Zvicër, po vazhdon të luajë, së paku deri në verë, për FC Baselin e tij.

“Jam i lumtur që më në fund po fillon (kampionati) ka thënë Shaqiri për blick.ch, një ditë para ndeshjes FC Basel-FC Sion. Ofertat shumëmilionëshe të Galagtasaray (10 milionë) dhe Zenit (12 milionë), nuk e kanë lënë gjakftohtë as Shaqirin… Por, FC Basel dëshironte ta mbante me çdo kusht xhevahirin e saj, ndërkohë që edhe vetë Shaqiri në mënyrë interne kishte thënë se nuk dëshironte të transferohej në Turqi ose në Rusi.

Ai dëshiron të luajë për FC Baselin në të tetën e finales të Ligës Evropiane kundër Bayernit. Pastaj, të lëshojë Zvicrën dhe Bazelin përmes “dyerve të mëdha”.

Me uljen e zërave rreth kërkesave të skuadrave të huaja për Shaqirin, Xhakën ose Fabian Frei e David Abraham është i kënaqur edhe trajneri i tyre, Heiko Vogel. Ai thotë megjithatë se “do të dëshpërohej sikur të mos kishte pasur oferta të tilla për lojtarët e tij.

“Por, tash, jam i kënaqur që skuadra vazhdon të jetë unike, kjo flet diçka për klubin dhe për lojtarët e tij. Ata dëshirojnë të realizojnë këtu përkryerjen”.