Sport

Shaqiri në formacionin e javës në Angli

Futbollisti shqiptar gjithashtu është vlerësuar lart për paraqitjen në këtë sfidë, duke bërë që të hyjë në formacionin e javës në Angli nga ‘The Telegraph'

Xherdan Shaqiri shkëlqeu për Stoke në ndeshjen e fundit ndaj Huddersfield, ku skuadra e tij triumfoi 2:0, shkruan albinfo.ch.

Shaqiri bëri një asistim perfekt në golin e dytë, duke marrë edhe vëmendjen e mediave angleze.

Futbollisti shqiptar gjithashtu është vlerësuar lart për paraqitjen në këtë sfidë, duke bërë që të hyjë në formacionin e javës në Angli nga ‘The Telegraph’.

Trajneri i Stokes gjithashtu ka lavdëruar Shaqirin pas ndeshjes, duke theksuar se është një lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin e tij.

Stoke këtë sezon befasisht po lufton për mbijetesë në kampionatin anglez, derisa fitorja e fundit u ka ndihmuar që të dalin nga fundi i renditjes.