Sport

Shaqiri shënon e asiston ndaj Leicesterit

Ylli i Stoke Cityt dhe i Zvicrës, Xherdan Shaqiri, ka realizuar gol të bukur për skuadrën e tij në përballjen me Leicesterin në Premier Ligë.

Shaqiri realizoi në minutën e 39-të për të barazuar rezultatin në 1:1, pasi Leicesteri po udhëhiqte 0:1 nga minuta e 33-të, shkruan Albinfo.ch.

Maxim Choupo-Moting ishte asistues në golin e Shaqirit.

Por, Shaqiri nuk është ndalur me kaq dhe më vonë ka asistuar për Peter Crouch, i cili barazoi shifrat në 2:2.

Ky është goli i dytë i tij sivjet në Premier Ligë. Ai ka edhe katër asistime.

https://www.youtube.com/watch?v=uZfaONtKU_8