Kultura

Shkëlqimi në mesin e qindra kandidatëve

Në mënyra të ndryshme, qindra të rinj zviceranë janë duke u munduar që të arrijnë qëllimin e tyre të madh: të jenë talenti më i madh zviceran.

Njëri nga ta për këtë vit është edhe shqiptari Shkëlqim Etemi (15), të cilit lotët tashmë i janë tharë nga evenimenti i kaluar; „Herën e kaluar isha tepër nervoz, tani kam më shumë besim në vetvete, do ta bindi jurinë“, deklaron Shkëlqimi, i cili me vallet e tij, pa përshtypje të madhe u mundua ta imitojë Lady Gaga.

Për këtë qëllim, Shkëlqimi është duke ushtruar dy herë në ditë: „Jetën time ia kam përkushtuar evenimentit“, deklaron ai për „Blick“. Por, konkurrenca e tij nuk është në gjumë, pasi gjatë hapjes së evenimentit në këtë fundjavë, qindra të rinj ia mësyen skenës, në të cilën vitin e kaluar fitoi zviceranja Maya Wirz.