Sport

Nuk ndalen golat e Shkëlzen Gashit

Futbollisti më i mirë në superligën zvicerane, Shkëlzen Gashi, i cili kryeson renditjen e golashënuesve, ka vazhduar formën e mirë te Bazeli.

Lojtari i kombëtares shqiptare ka shënuar një gol të veçantë në minutën e 71-të në humbjen 4:2. nga Young Boys.

Në listën e golashënuesve të kampionatit zviceran, Gashi është i pari, me 13 gola.

Ditë më parë Shkëlzen Gashi është përzgjedhur nga Federata Zvicerane e Futbollit si lojtari më i mirë në Superligën Zvicerane të Futbollit për vitin 2014.