Bota

Shpëtohet 2-vjeçarja, e bllokuar në dritare

Një vajzë dyvjeçare, e cila ishte bllokuar në dritaren e katit të tretë të një ndërtese banimi, u shpëtua nga një fqinj i saj.

Incidenti ndodhi në Hangzhou, kryeqytetin e provincës Zhejiang, në lindje të Kinës, përcjell albinfo.ch.

Rreth orës 10 të mëngjesit, vajza u la vetëm në shtëpi në katin e katërt. Ajo ra nga ballkoni dhe u bllokua në dritaren e banesës nën të.

Por, vjetërsia e dritares bëri që jeta e saj të rrezikohet. Fatmirësisht, disa banorë që kaluan pranë, e panë ngjarjen dhe menjëherë reaguan.