Lajme

Shqipëri-Serbi, pjesa e parë 0-0

Është mbyllur pa gola pjesa e parë e lojës Shqipëri Serbi në “Elbasan Arena”. Në një atmosferë impozante, por e renduar nga moti me shi, dy skuadrat po mbajnë lojën të balancuar dhe me shumë pak raste shënimi. Sidomos shqiptarët nuk janë treguar të rrezikshëm në pjesën e parë.

Ndërkohë, Serbia shënoi një gol në minutën e 35-të, por që u anulua nga gjyqtari Nicol Rizzoli për shkak të ndërhyrjes se palejuar ndaj portierin e kombëtares Etrit Berishës. Në pjesën e parë Lila u nxor nga fusha i lënduar