Shqipëria

Shqipëria, vendi i parë që ndalon qeset plastike

Shqipëria do të jetë vendi i parë në Evropë që do të ndalojë me ligj qeset plastike.

Në këtë drejtim, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama informoi nga Durrësi se po studiohet vendimi më radikal për ta kthyer Shqipërinë në vendin e parë në Evropë, ku ndalohen plotësisht qeset plastike.

“Nuk do të lejojmë që qeset të futen në territorin shqiptar as me rrugë ajrore, apo detare e tokësore”, është shprehur Rama, shkruan “ATSH”.

Ky, sipas tij, është një vendim i vështirë, por i domosdoshëm, që e kanë marrë vende të varfra, por edhe të pasura, përcjell albinfo.ch.

“Të presim me shpatë këtë nyje Gordiane që rrezikon të degradojë vit pas viti pasuritë më të mëdha që ne kemi, ujin dhe tokën”, theksoi Rama.