Sport

Shqiptarët e Nju Jorkut, pritje madhështore për Gashin

Shqiptarët të cilët jetojnë në Nju Jork të veshur me fanella dhe me shumë flamuj kanë pritur Shkëlzen Gashin

Shkëlzen Gashi është njëri ndër futbollistët më të adhuruar kuqezi. Shkuarja e tij në Amerikë ka bërë që ai të ketë përkrahje të madhe nga komuniteti shqiptar në SHBA, shkruan albinfo.ch.

 

Kështu ndodhi edhe në ndeshjen e fundit, ku Colorado ishte mysafire e New York Red Bull.

 

Shqiptarët të cilët jetojnë në Nju Jork të veshur me fanella dhe me shumë flamuj kanë pritur Gashin, edhe pse luante si futbollist kundërshtar.

 

Gashi ishte shumë i lumtur për këtë pritje dhe i falënderuar në “Facebook”, derisa ka shpërndarë edhe shumë fotografi, nga pritja që iu bë.

 

“Mbështetje e shkëlqyer në Nju Jork, faleminderit të gjithëve që erdhët”, ka shkruar Gashi.