Kosova

Shqiptarët urojnë Bob Dole për Medaljen e Artë të Kongresit

Ai ka marrë shumë urime për çmimin që ka marrë sot. Ndër ta ishin edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj

Ish-senatori amerikan, Bob Dole është nderuar me Medaljen e Artë të Kongresit Amerikan, derisa Dole është shquar si një mik i madh i Kosovës dhe shqiptarë.

Për këtë arsye, ai ka marrë shumë urime për çmimin që ka marrë sot. Ndër ta ishin edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, përcjell albinfo.ch.

“Një ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës, ish-senatori Bob Dole, është nderuar me çmimin më të lartë civil në SHBA, Medaljen e Artë të Kongresit ‘për shërbimin ndaj vendit’. Senatori legjendar Dole është mik i madh i Kosovës dhe për dekada me radhë ka qenë një ndër mbështetësit më të zellshëm në përpjekjet e Kosovës për liri, pavarësi e demokraci”, ka shkruar Veseli.

Kurse Hoxhaj ka thënë se Dole është hero i gjallë i Amerikës, dhe mik i madh i Kosovës.

“Një mik i vërtetë i Kosovës dhe hero i gjallë i Amerikës, Senatori Bob Dole u nderua dje me medaljen më të lartë për Merita Civile nga Kongresi Amerikan në praninë edhe të Presidentit Trump. Kemi qenë të bekuar për mbështetjen e tij që në fillim të viteve 90-ta kur e vizitoi Kosovën duke u bërë një avokat i të drejtave të shqiptarëve dhe pavarësisë së Kosovës. Një shenjë e miqësisë dhe lidhjeve të forta që kemi me SHBA-në”, ka shkruar Hoxhaj.