Lajme

Si po “vritet” bujqësia shqiptare!

Speci që ai priste për ta hedhur në treg dhe për të marrë frutet e punës i ka dalë i deformuar “gjenetikisht”

Në emisioni “Boom” në RTV Ora News në Shqipëri, është plasur një kronikë që temë boshte ka një fermeri nga fshati Strumë i Bashkisë së Fierit. Selfo Ruko është fermeri, i cili bashkë me gruan e tij prej 5 muajsh po punojnë për kultivimin e specit, por ata kanë hasur me një shqetësim, që i ka kushtuar ekonomikisht.

Speci që ai priste për ta hedhur në treg dhe për të marrë frutet e punës i ka dalë i deformuar “gjenetikisht”.  Ai thotë se ky prodhim është jashtë standardit dhe se faji është i farës, të cilin e kishte blerë në barnatoret bujqësore.

Edhe pse ai është i regjistruar si fermerë në institucionin shtetëror, askush nuk e merr përgjegjësinë se i kujt është faji që ky spec është i tillë. Selfo tregon gjithashtu se ka shpenzuar rreth 1.5 milionë lekë. Ai ka mbjellë 3350 fidanë, dhe janë rreth 10 kunjtal speca që do të shkojnë dëm.

Ky emisionin doqi rastin e fermerit, duke shkuar edhe tek personi që ka rritur fidanin, edhe tek personi që ka shitur farën, madje edhe në Drejtorinë e AKU në Fier, por askush nuk i dha një sqarim.