Sport

Skënderbeu pëson, tifozët serbë provokojnë me Kosovën

Tifozët e Partizanit të Beogradit kanë me të hyrë në stadium kanë nisur thirrjet “Kosova është Serbi”,

Skënderbeu ka pësuar humbje nga Partizani i Beogradit me rezultat 2:0, në kuadër të grupeve të Ligës së Evropës, shkruan albinfo.ch.

Skuadra korçare ka treguar një lojë mjaft të mirë, madje kishte edhe disa raste shënimi, megjithatë nuk arriti t’i konkretizojë, derisa vendasit një herë shënuan nga gjuajtja e lirë dhe një herë nga gabimi në mbrojtje.

Tifozët e Partizanit të Beogradit kanë me të hyrë në stadium kanë nisur thirrjet “Kosova është Serbi”, duke shpërfillur thirrjet e drejtuesve të Partizanit që të shmangin thirrjet politike për të mos rrezikuar penalizimin nga UEFA.

Gjithashtu në shkallët e stadiumit u shpërnda një portret gjigant i Car Llazarit, që nga serbët identifikohet si themeluesi i të ashtuquajturës “Serbia e Madhe”.

Car Llazari vdiq në qershor të vitit 1389, në një betejë kundër Perandorisë Osmane dhe nga Kisha Ortodokse serbe konsiderohet një martir dhe shenjt.