Sport

Sonte Finalja e Ligës së Kampionëve, e hap Dua Lipa

Ndeshja fillon në orën 20:45, ndërsa më herët, rreth orës 20:00 pritet të organizohet një ceremoni soektakolare në të cilën do të performojë edhe këngëtarja, Dua Lipa

Sonte në qytetin e Kievit do të luhet finalja e Champions League pas një edicioni fantastik që kaloi e ku pati edhe debate të shumta nëse në këtë garë duhet të futet edhe sistemi VAR  pasi në shumë ndeshje gjyqtarët u tha se gabuan.

Reali i Madridit dhe Liverpooli janë dy klubet që i kanë ardhur deri në fund, rrugës për të fituar Championsin, ndërsa akti i fundit do të jetë ai që do të përcaktojë fituesin e edicionit 2017-2018. Madrilenët vendosën një rekord vitin e kaluar, me dy Champions radhazi, ndërsa këtë vit kërkojnë ta bëjnë të pathyeshme këtë arritje, duke e çuar në 3 radhazi numrin e trofeve më të rëndësishëm për klube në Evropë.

Nëse triumfon Real Madridi një rekord personal do ta thyente edhe Cristiano Ronaldo pasi do të behej futbollisti i vetëm që ka fituar 5 Championsa.  Skuadra angleze Liverpooli iqë drejtorhet nga strategu gjerman  Klopp ka treguar një formë fantastike, duke qenë absolutisht skuadra më spektakolare e këtij edicioni, e udhëhequr nga top sulmuesi egjiptian Muhamed Salah.

Ndeshja fillon në orën 20:45, ndërsa më herët, rreth orës 20:00 pritet të organizohet një ceremoni soektakolare në të cilën do të performojë edhe këngëtarja, Dua Lipa.