Sport

Sporti triumfon para politikës

Përzgjedhësi i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka njoftuar se sporti ka triumfuar mbi politikën dhe xhudistet e Kosovës do të marrin pjesë në turneun Master në Rusi, shkruan albinfo.ch.

Rusia kishte kërkuar që Kosova të marrë pjesë pa simbole shtetërore, por ka intervenuar presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer.

“Kosova merr pjesë në Masters në Rusi. Sot në mëngjes në një telefonatë në mes mikut tonë kryetarit të IJF-së, Marius Vizer dhe Kryetarit të FXHK-së Agron Kuka na u konfirmua pjesëmarrja në “The best of the best në St.Petersburg!”.

Presidenti Vizer ishte njeriu që me angazhimin e tij dhe bisedat që kishte me njerëz nga komuniteti sportiv, por edhe politik të shtetit rus përsëri bëri që Kosova të prezantohet e barabartë me shtetet tjera!

Faleminderim i madh të gjithë atyre që mundësuan të jemi të barabartë me shtetet tjera!

Me sport po thyhen barrierat, në mungesë të kampiones olimpike e cila nuk mund të marr pjesë në Masters në Rusi, do të na prezantojnë Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi!”, njofton Kuka në rrjetet sociale.