Sport

Sportistja që luan në Austri afër të zgjedh Kosovën

Përfaqësueses së Kosovës në hendboll mund t’i shtohet edhe një lojtare nga diaspora. Kjo është Edona Krasniqi, e cila luan në Austri dhe është një hendbolliste shumë e dalluar në skuadrën e saj

Një numër i madh i sportistëve shqiptarë që jetojnë në diasporë po zgjedhin Përfaqësuesen e Kosovës në sporte të ndryshme.

Hendbollistja e talentuar kosovare Edona Krasniqi e cila aktivitetin e saj e zhvillon në Austri, në skuadrën elite Hypo Niederösterreich, skuadër kjo e cila këtë fundjavë siguroi fazën grupore në Ligën e Kampionëve të EHF-it në konkurrencën e femrave mund të luajë për Kosovën, njofton faqja e Federatës së Hendbollit të Kosovës, përcjell albinfo.ch.

“Edona është 21-vjeçare dhe luan ne pozitën e lojtares së vijës (pivote), dhe kishte me qenë së bashku me Albesa Kuçin nga Norvegjia ndoshta kompletimi i Kombëtares së Kosovës në formimin e një skuadre stabile dhe me perspektiv.

Në ditët ne vijim (deri më 18 shtator) do të dihet se a do te paraqitet ne fanellën e Kombëtares, Edona Krasniqi pasi t’i përfundojnë bisedat me zyrtarët e FHK-së”, thuhet në njoftim.