Lajme

Do të nisin fluturimet direkte Paris –Tiranë

Fluturimet do të fillojnë më 31 mars 2015, fillimisht të martave dhe të shtunave

Do të nisin fluturimet direkte Paris -Tiranë nga 31 marsi. Fillimisht, çdo e martë dhe të shtunë, por në të ardhmen është parparë të  programohen më shumë fluturime.

Kji u bë e ditur në Paris në një seminar të karakterit informativ për Shqipërinë: „CCI Francë-Shqipëri“.

Kryetari i „CCI Francë-Shqipëri“,  Julien Roche  ka  organizuar një darkë më 21 nëntor 2014, në  Paris për të nderuar presidentin e kompanisë „Adria“, Mark Anzur.

« Dëshiroj të falënderoj së pari presidentin Anzur“, u shpreh Julien Roche.

„Ekonomia shqiptare është e fortë dhe e tregon rritje. Në saje të energjisë,  vizionit dhe bindjes të forcës të vendosur nga presidenti Anzur u bë e mundur ky fluturim direkt“.

„Kjo është një ngjarje e   madhe. Falë këtij fluturim, qëllimi i CCI Francë-Shqipëri të ndihmojë ndërrmarrjet gjatë vendosjes apo  eksportimit në Shqipëri, do të jetë më frytdhënës ».

Në këtë takim Ishte i pranishëm edhe Bertrand van den Broeck drejtor i shitjes „Adria“,  Enver Mehmeti përfaqësuesi i tyre në Shqipëri dhe presidenti i grupit „Vas“,  Dritan Tola, ambasadori  i Shqipërisë në Francë, Damian Gjiknuri , ministri i Energjetikës dhe Industrisë, dhe zonja Milena Harito, ministri i Inovacionit   dhe Administrimit dhe natyrisht ambasadori i Francës në Shqipëri, Bernard Fitoussi.