Lajme

Kosova në hartën kulturore me DokuFest

Festivali i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë “DokuFest” është krahasuar me Festivalin e Filmit në Sarajevë

Të dy këto festivale janë ngritur mbi gërmadhat e luftës, shkruan agjencia e lajmeve Reuters.

Filmit Dokumentar dhe të Shkurtë “DokuFest” është vlerësuar si festival që ka futur Kosovën në hartën kulturore.

Në këtë shkrim pos që është bërë përshkrimi i një mbrëmjeje përgjatë lumit Bistrica, nuk ka anashkaluar edhe detajet që ofron ky qytet, si: qebap, bukën e birrën, në një vend shekullor sikur është Prizreni, transmeton Kultplus.

Reuters përmend deklaratën e organizatorëve se si vitin e kaluar kanë shitur mbi 10 mijë bileta, dhe se në këtë vit numri i tyre është në rritje e sipër, pasi që 40 përqind e pjesëmarrësve janë të huaj.

““DokuFest”, prodhon lajme të mira”, është cituar Veton Nurkollari në agjencinë Reuters.

Edicioni i trembëdhjetë Doku Fest do të zgjasë deri më 24 gusht në qytetin e Prizrenit.