Kalendari

Qyteti i Lozanës dëshiron të jetë partner me shoqatën tuaj

Si të favorizojmë bashkëpunimin tonë?

Rrjeti asociativ luan një rol thelbësor në integrimin. Nëse më shumë se 160 shoqata janë aktive në këtë fushë në Lozanë, është e qartë se burimet e tyre janë shumë të pabarabarta, në mes të atyre që mbështeten në një kontribut profesional dhe atyre që aktivitetet e tyre kryesisht në angazhimin vullnetar. Forumi i hapur për “Dëgjimin e diversitetit” është i organizuar pikërisht si një hapësirë bisede dhe për pjesëmarrje të qytetarëve për shoqatat që kanë të bëjnë me emigrantë.

Qëllimet dhe pyetjet janë përcaktuar paraprakisht në konsultim me përfaqësuesit e shoqatave dhe me pyetjen në vijim do të lansohet forumi i paraparë më 29 nëntor:
Qyteti i Lozanës dëshiron të jetë një partner me shoqatën tuaj.
Si mund të favorizojmë bashkëpunimin tonë?

Forumi i hapur do të mbahet në bazë të propozimeve të bëra nga pjesëmarrësit për të identifikuar vijat e ardhshme të punës për të inkurajuar dhe nxitur bashkëpunimin. Ju do të gjeni më shumë informacion mbi programin dhe metodologjinë e Forumit të Hapur në  www.lausanne.ch/bli

Çdokush i interesuar për këtë çështje është i mirëpritur. Regjistrimi mund të bëhet deri më 20 nëntor dhe është pa pagesë ([email protected];. Tel 021 315 72 45). Angazhimi juaj: Pjesëmarrja gjatë gjithë ditës!

Ky forum i hapur do të pasohet nga një vlerësim i përbashkët në fund të janarit 2015, për të shqyrtuar hapat e mëtejshëm.

Për më shumë informacione mund të klikoni këtu: www.lausanne.ch/bli.

Regjistrimi është falas gjithë ditën.