Shkurt.ch

Cyrihu, më i shtrenjti në botë

Në një ranglistë të bërë nga “Expatistan”, Cyrihu rezulton si qyteti më i shtrenjtë në botë

Në një krahasim të kryeqytetet botërore sipas indeksit të shpenzimeve të jetesës, Cyrihu zviceran kryeson listën në këtë konkurrencë.
Pas Cyrihut vijnë Oslo, Londra, Gjeneva, Singapori, Hong Kongu, New York, San Francisco dhe Perth, ndërsa vendi i dhjetë është Lausanne një tjetër qytet zviceran.
Ndërsa sa i përket qytetet e rajonit të Ballkanit ,  Lubjana ka zënë vendin 129-të, pastaj e 173-ta vjen Zagrebi dhe Beogradi është i 195-ti, Sarajeva (197) dhe Shkupi  (211),  në hulumtimin e  224 qyteteve të botë.
Studimi Expatistan është bazuar në të dhënat e siguruara nga lexuesit për çmimet e mallrave të shportës së konsumit, si ushqimi, banimi, shpenzimet e transportit, produkte të higjienës.