E-Diaspora

Blick: Nëse dikush duhej dënuar, atëherë UEFA!

A e kanë pasur të mundur lojtarët shqiptarë që pas sulmeve masive të tifozëve serbë (dhe të forcave të sigurisë) tëktheheshin në fushë? Jo.

Portali më i klikuar në Zvicër, Blick.ch ka publikuar komentin e redaktorit të sportit të gazetës me të njëjtin emër që e dënon Uefa-n lidhur me vendimin e marrë të premten.

“Të urtët” e UEFA-s nën kryesimin e austriakut Thomas Partl kanë folur: Për skandalin e Beogradit do të dënohen si Serbia ashtu dhe Shqipëria. A është e drejtë kjo? Cka është “e drejtë”? Një vendim sot perceptohet si i drejtë në rast se të gjitha palët mund të jetojnë me të. Por, shqiptarët nuk duan të jetojnë me humbjen parforfe 0:3 që u është shqiptuar. A është kjo tash e padrejtë?

Dy pyetje shtrohen këtu:

A e kanë pasur të mundur lojtarët shqiptarë që pas sulmeve masive të tifozëve serbë (dhe të forcave të sigurisë) tëktheheshin në fushë? Jo.

Nga kush u ngrit droni me fklamurin e Shqipërisë së Madhe? Vërtet nga një tifoz i Shqipërisë, prej një kishe aty afër? Kjo dhe pyetjet tjera për fluturimet e droneve në mënyrë të përgjithshme nuk kanë marrë përgjigjet e prera. Prandaj edhe nuk mund të përgjigjemi për çështjen e hyrjes në borxh.

Përse Shqipëria duhej të dënohej me parforfe? Përkrah recidivistit, Serbisë, i takonte dikuj tjetër të dënohej. Por, në katalogun e dr. Partl nuk parashihet dënim kundër UEFA-s. Është në kufi me çmendinë që të mos lejohen ndeshjet në mes të Spanjës dhe Gjibraltarit dhe në të njëjtën jkohë Serbia dhe Shqipëria të futen në të njëjtin grup. Për këso veprimesh të huqura, menaxherët në ekonominë private do të duhej t`i bartnin plaçkat. Ndërsa Michel Platinit e gjithë kjo i kushton sa një buzëqeshje e lodhur”, përfundon shkrimi..