Shëndetësi
Strategji kundër infeksioneve spitalore në Zvicër
Rreth 6 për qind e pacientëve në Zvicër marrin një infeksion gjatë qëndrimit të tyre në spital. Me strategjinë e «Nosos», Qeveria e Zvicrës dëshiron ta zvogëlojë numrin e infeksioneve. Që nga viti 2016, Qeveria federale ka koordinuar masat për të monitoruar, parandaluar dhe luftuar nëpër spitale dhe shtëpi të shëndetit. Të premten, Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH) dhe partnerët e saj paraqitën raportin e parë vjetor mbi strategjinë e NOSO dhe bëri një vlerësim të përkohshëm, shkruan albinfo.ch.
Vitin e kaluar ishte përcaktuar shtrirja e problemit. FOPH kishte publikuar tashmë shifrat në fillim të shkurtit: 5.9 për qind e personave të hospitalizuar vuajnë nga një infeksion në spital. Më të zakonshmet janë infeksionet e plagëve pas operacionit, pasuar nga infeksionet e frymëmarrjes, urinës dhe qarkullimit të gjakut.
Sipas grupit të ekspert të «Swissnosos», i cili ka kryer anketën, potenciali për përmirësim është i madh: Varësisht nga lloji i infeksionit, 35 deri 55 për qind e infeksioneve spitalore mund të shmangen me kohë. Potenciali më i madh i përmirësimit ekziston në rastin e infeksioneve nëpërmjet kateterit të venave ose të fshikëzës.
Fondacioni Gjerman për Sigurinë e Pacientëve, në bashkëpunim me Swissnoso, tani është duke zhvilluar një program pilot për t’u mundësuar spitaleve që të zvogëlojnë numrin e 350.000 kateterëve të fshikëzës në vit.
Shumë infeksione shkaktohen nga mikrobet në duart e stafit të spitalit. Swissnoso zhvilloi mjetin CleanHands për këtë qëllim. Sipas FOPH, tashmë 100 spitale e përdorin atë.
Një fushë tjetër e veprimit është infeksioni i plagëve postoperative. Që nga viti 2009, disa lloje operacionesh janë monitoruar në spitale në gjithë Zvicrën. Kjo do të lejonte spitalet të krahasojnë dhe të përcaktojnë se ku duhet të përmirësohen, shkruan BAG.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën