Integrimi
Subjektet shqiptare myslimane të Zvicrës u zotuan për Laicitet
Marrëveshja në mes të imamëve Mustafa Memetit, kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës, dhe Nehat Ismailit, kryetar i Unionit të Imamëve Shqiptarë të Zvicrës është nënshkruar në praninë e përfaqësuesve të autoriteteve federale të Zvicrës dhe të tre ambasadorëve të vendeve prej nga vijnë shqiptarët
Sot në Bernë, në shtëpinë e Religjioneve, dy subjektet shqiptare që përfaqësojnë besimtarët myslimanë të Zvicrës kanë nënshkruar marrëveshjen lidhur me laicitetin në të cilën ato zotohen për respektim të shtetit ligjor dhe për distancim nga tendencat për përdorimin e besimit fetar për qëllime politike.
Marrëveshja në mes të imamëve Mustafa Memetit, kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës, dhe Nehat Ismailit, kryetar i Unionit të Imamëve Shqiptarë të Zvicrës është nënshkruar në praninë e përfaqësuesve të autoriteteve federale të Zvicrës dhe të tre ambasadorëve të vendeve prej nga vijnë shqiptarët: Nazane Breca, Ilir Gjoni dhe Rafet Hajdari.
Nismën dhe ndërmjetësimin për këtë marrëveshje e ka marrë ish ambasadori i Kosovës në Zvicër, Naim Malaj.
Sipas folësve që morën fjalë në këtë veprimtari, subjektet shqiptare kanë ndërmarrë një hap të rëndësishëm dhe kuptimplotë të vullnetit të mirë për të dhënë kontributin e tyre në kultivimin e mirëkuptimit dhe bashkëjetesës në mes të komuniteteve të ndryshme fetare e etnike në Zvicër.
Albinfo.ch ka qenë e pranishme në aktin e nënshkrimit dhe më vonë do të sjellë një përmbledhje më të zgjeruar të këtij aktiviteti, përfshirë edhe deklarimet e atyre që bënë të mundur këtë marrëveshje.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën