Kosova

Swisscontact ndihmon Prishtinën në turizëm

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për zhvillimin e sektorit të turizmit në rajonin e Prishtinës, njofton kumtesa komunale.

Kjo marrëveshje mirëkuptimi u nënshkrua me projektin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim që implementohet nga Swisscontact, përcjell albinfo.ch.

Përmes këtij projekti, Swisscontact do të bashkëpunojë me Komunën e Prishtinës në zhvillimin e strategjisë për turizëm, gjetjen e modeleve të menaxhimit efikas të monumenteve, trajnimin e guidave dhe zhvillimin e produkteve turistike duke kontribuar kështu në rritjen e të hyrave dhe të punësimit.