CH-Ballkani

Takimet mes nacionalistëve serbë dhe administratës Trump

Megjithatë, në kohën kur SHBA-ja është mbështetësja më e madhe e pavarësisë së Kosovës, administrata e re amerikane e udhëhequr nga Donald Trump, ka kryer takime të shpeshta me irredentistët serbë. Shumë politikanë të lartë të Serbisë dhe Republika Srpska janë takuar me anëtarë të kabinetit të Trumpit.

Ti bisedosh për ndarjen e Kosovës ngre tensione je vetëm në Ballkan por edhe në gjithë Bashkimin Europian. Një ide e tillë, mbështetur nga presidenti serb Aleksandër Vucic, por e kundërshtuar fuqishëm nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Britania, mund të sjellte një shpërbërje zinxhir të shteteve fragjile si Bosnja dhe Maqedonia. Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk flet për ndarje të Kosovës por për “korrigjim të kufijve”.

Megjithatë, në kohën kur SHBA-ja është mbështetësja më e madhe e pavarësisë së Kosovës, administrata e re amerikane e udhëhequr nga Donald Trump, ka kryer takime të shpeshta me irredentistët serbë. Shumë politikanë të lartë të Serbisë dhe Republika Srpska janë takuar me anëtarë të kabinetit të Trumpit.

Në 31 korrik ministri i jashtëm serb Ivica Dacic udhëtoi për në ëashington, DC, ku u takua me dhëndrin dhe këshilltarin e presidentit amerikan Jared Kushner. Dacic tha se me Kushner kishte biseduar “për ndarjen e Kosovës”.

“Modeli i ndarjes ose korrigjimi i kufijve është propozimi që i dhashë unë si zgjidhje…tani të gjitha kartat janë mbi tavolinë,” tha Dacic, shkruan albinfo.ch.

Ndarje e Kosovës ka nxitur edhe liderin serb të Republika Srpska, Milorad Dodik, i cili tha se “zgjidhja e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës do nënkuptonte edhe zgjidhjen e çështjes së statusit të Republika Srpska. Bosnja nuk është shtet real,” tha ai.

Dodik për deklaratat e ndarjes është vendosur në listën e zezë amerikane prej në janar 2017. Por, kur jemi te serbët e Bosnjës, Dacic nuk është figura e vetme që është takuar me administratën Trump. Në fund të korrikut, kryeministri i Republika Srpska, Cvijanovic, nga partia e Dodikut (SNSD) është takuar me zyrtarë të fushatës së presidentit Trump si Jason Osborne, Mike Rubino, Corey Levandovski dhe Steve Bannon, të cilët kanë treguar planet për të krijuar në Europë një lëvizje “The Movement” ku do bashkoheshin gjithë popullistët e ekstremit të djathtë. Për të mos mbaruar këtu, Osborne dhe Rubino janë regjistruar në Departamentin e Drejtësisë Amerikane për të lobuar për partinë e Dodik dhe Cvijanovic SNSD, në zgjedhjet e tetorit në Bosnjë.

Osborne i tregoi magazinës Mother Jones se ai ka lobuar për Cvijanovic për t’u takuar me republikanit Dana Rohrabacher, i cila është kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme për Europën, Euroazinë dhe Kërcënimet Emergjente.

Kjo të shtyn natyrshëm të kuptosh ndryshimin edhe të deklaratave të ambasadorit amerikan Greg Delavi, i cili në dhjetor 2017 theksonte se “ndarja e Kosovës është opsion i rrezikshëm,” kurse në mes të korrikut e relativizoi çështjen skajshmërisht duke shkuar deri nën arsyetimin se “kjo iu mbetet palëve”.

Ish diplomati dhe eksperti amerikan Daniel Server, ka shkruar gjithashtu për këtë ndryshim të politikës së re amerikane.

“Kjo është kthesë nga administratat e mëpërparshme, të cilat pa ekuivoke mbështesnin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës,” shkruajti Server në faqen e tij online. “Dikush në Uashington duhet të zgjohet shpejtë.”

Pranimi në takime i nacionalistëve serbë që kërkojnë ndryshime kufijsh, kurrë nuk do ndodhte në administratat e dikurshme të Obamës, Bush, Klinton dhe Bushin e vjetër.

Eric Gordy, profesor për studime të slavistikës dhe studime të Europës lindore në “UCL” për “Al Jazeera” deklaroi se politikanët e rajonit të cilët deri dje ishin të izoluar nga tryezat perëndimore, tani po gjejnë kanalin e tyre të bashkëpunimit.

“Duket se ata kanë mësuar nga eksperienca profesionale se lëvizjet e mëdha mund të forcohen nga injorantët dhe personat e pakualifikuar si Kushner, Bannon, vetë Trumpi,” tha Gordy.

Ish këshilltari amerikan Levandovski gjithashtu vizitoi Serbinë në fund të prillit. Ai tha se politika amerikane tani është më e hapur për të krijuar “raporte të reja me Serbinë dhe se Serbisë duhet ti jepet ajo shansë.”

Politika serbe në mënyrë konsekuente ka mbështetur ndarjen e Kosovës dhe marrjen e tokave në Perëndim të Drinit. Kjo ide e “Serbisë së madhe” do kishte pasoja të rënda mbi të gjitha për Bosnjën dhe më pas për Kosovën dhe gjithë rajonin në përgjithësi.