Sport

Taulant Xhaka mund t‘i mbetet besnik deri në fund Baselit

Në Basel i lindur, përgjithmonë në fanellën e FC Basel. „Pse jo“, thotë Taulant Xhaka

Ka pasur raste kur Taulant Xhaka (24) kishte ndjenjën se nuk mund të ecë mjaft shpejt në karrierën e tij. Ai ëndërronte për të lëvizur jashtë vendit.

Ndërkohë 24-vjeçari është një nga futbollistët më të rëndësishëm në FCB dhe aktualisht është “shpirti më besnik” te kampioni i Zvicrës. I lindur në Basel, Xhaka u bashkuan në vitin 2003.  Me përjashtim të huazimit në Cyrih, Xhaka ka luajtur gjithmonë për “klubin e zemrës së tij”.

Me Baselin Xhaka ka një kontratë deri më 2018.

“Nëse çdo gjë shkon në rregull, unë do të doja të qëndroja në Basel, madje mund ta imagjinoj për të luajtur gjithë jetën time në FCB, por ju nuk e dini se çfarë ndodh në të ardhmen”, ka thënë Xhaka për 20min, përcjell albinfo.ch.