Lajme

Të rinjtë shqiptarë, në garë ndërkombëtare për prodhimin e motorit “Moto 3”

Studentët që ëndërrojnë një motoçikletë të prodhimit shqiptar, do të prezantojnë prodhimin e motorit të tyre vitin e ardhshëm në Spanjë, në garën mes studentëve nga mbarë bota

Dëshira e tyre është që një ditë shqiptarët të kenë markën e tyre shqiptare të motoçikletës, Made in Albania. Ata janë në fazën fillestare të projektimit të punës për ndërtimin e një motoçiklete sportive të aftë për lëvizur në një nga pistat sportive të Spanjës ku do të testohen motorët e studentëve të shteteteve të ndryshme pjesëmarrëse në garën e quajtur “Motostudent”.

Studentët e këtij projekti mbajnë emrin “Prishtina Moto Team (FIMUP)” dhe janë një grup të rinjsh ambiciozë nga Kosova e Shqipëria që më nismë vullnetare kanë inicuar idenë për pjesëmarrjeje në garën ndërkombëtare të këtij lloji që mbahet vitin e ardhshëm në Spanjë.

Motori për të cilin janë zotuar ta ndërtojnë të rinjët shqiptarë, duhet të jetë sportiv i kategorisë 250 kubikë, konform kritereve botërore të motoçiklizmit Moto 3.

Kjo garë është e bazuar në rregulloren dhe specifikat e kategorisë botërore të MOTO GP 3 (250 cc) dhe në të marrin pjesë universitete nga mbarë bota.

“Projekti në vetvete përmbanëndërtimin e një motori prototip, nga fillimi deri në fund”, tregon Aurel Kolldani.

Studentët shqiptarë do ta ndërtojnë motorin nga zeroja me mbështetjen e universitetit të Prishtinës dhe do ta prezantojnë produktin e tyre në tetor të vitit 2018 në Spanjë në datat e caktuara nga federata e motoçiklizmit spanjoll

“I gjithë ky projekt mbështetet me punë vullnetare dhe gëzon mbështetje e bashkëpunim nga universiteti “Hasan Prishtina”; biznese në Prishtinë dhe dashamirës të motoçiklizmit apo të nismave mbarëshqiptare”, tregon inixhinieri i mekanikës, anëtar i grupit “Prishtina Moto Team” Aurel Kolldani, i cili bashkë me Durim Gashin, Bujar Llugaliun, Gurim Gashin, Egzon Zymberin, Agron Statovcin, Albulena Govorin, Valdrin Berishën dhe Uresa Mustafën kanë nisë punën për zhvillimin e këtij projekti inovativ.

Projekti bazohet në donacione dhe vetëfinancim, i cili synon zhvillimin e teknologjisë së motorëve si mundësi për studentë nga mbarë bota për të shfaqur aftësitë e tyre teknologjike në projektimin dhe ndërtimin e motorëve.

 

 

KUJDES ! TEKSTI YNË I KOPJUAR DO TË DENONCOHET DHE RAPORTOHET. PËRPOS NËSE...

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e albinfo.ch dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: http://www.albinfo.ch/te-rinjte-shqiptare-ne-gare-nderkombetare-per-prodhimin-e-motorit-sportiv-moto-3/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin. Redaksia e albinfo.ch.