Kosova

Thaçi në Halifax thotë se Kosova është bërë eksportuese e sigurisë

Ai u shpreh se sot Kosova është kthyer nga një konsumuese e sigurisë në eksportuese të sigurisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë që po mbahet në Halifaxit e në të cilën u diskutua për të ardhmen e intervenimeve ndërkombëtare dhe të misioneve ndërkombëtare, transmeton albinfo.ch.

Presidenti Thaçi citohet të ketë thënë se bota mund të mësojë shumë nga sukseset por edhe lëshimet e misioneve ndërkombëtare në Kosovë. Ai u shpreh se sot Kosova është kthyer nga një konsumuese e sigurisë në eksportuese të sigurisë.

Çelës ka qenë komunikimi me të gjithë, gjithë-përfshirja dhe afirmimi i vullnetit për paqe dhe pajtim, konkludoi Presidenti Thaçi