E-Diaspora

Theret me thikë 15 vjeçari shqiptar, askush nuk di se nga i erdhi!

Një fëmijë 15 vjeçar është therur më thikë para derës së shtëpisë së tij në Liesing të Vjenës. Mendohet se djaloshi është shqiptar ndërsa ka shtëtesi zvicerane. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për vdekje

Një fëmijë 15 vjeçar me shtetësi zvicerane të premten në orët e hershme të mëngjesit është therur me thikë para derës së shtëpisë së tij në Liesing të Vjenës, shkruan gazeta kleinenzeitung.at, njofton “albinfo.ch”.

Djali ka marr plagë të rënda në gjoks dhe është dashur të ndërhyhet nga kirurgjia emergjente. Sipas informacioneve të pasdites, thuhet se pas intervenimit profesional të mjekëve në Vjenë, djali është jashtë rrezikut për jetë, ndërkohë që autorët e kësaj vepre janë në arrati.

Sipas gazetës kleinenzeitung.at, djaloshi është emigrant nga Shqipëria, por me shtetësi zvicerane, përcjell “albinfo.ch”.

Policia është duke hetuar rastin për të zbuluar se mos ka pasur ndonjë grindje para se të ndodh ngjarja. Deri më tash nuk ka asnjë informacion, madje nuk ka as dëshmitarë të rastit.

Arma e ftohtë me të cilën është plagosur i riu, nuk është gjetur ende nga policia.

Familjarët e fëmijës, kanë deklaruar se djaloshi ka kaluar mirë me të gjithë dhe nuk ka pasur probleme me askënd. Edhe vetë djaloshi ka thënë se nuk e ka idenë se nga mund t`i ketë ardhur kjo goditje.