Kosova

Thirrje për zgjedhje të qeta

Instituti Demokraci për zhvillim  u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike, të cilat garojnë të dielën për zgjedhje të drejta, demokratike dhe pa incidente si dhe respektimin e kodit të mirësjelljes.

“Duke e ditur rolin e komisionerëve të subjekteve politike gjatë procesit zgjedhor, D4D gjithashtu fton të gjithë komisionerët për profesionalizëm dhe paanshmëri duke kontribuar në integritetin e zgjedhjeve.

Në frymën e një procesi zgjedhor që ka për qëllim edukimin e votuesve, e veçanërisht votuesve të rinj, D4D gjatë kësaj kohe ka realizuar fushatën ‘Zgjedh për me Zgjidhë’”, thuhet në thirrjen e kësaj organizate joqeveritare.