Bota

Tjetër tërmet godet Meksikën

Tërmeti i kaluar në Meksikë ka lënë të vdekur më shumë se 300 të vdekur dhe shumë dëme materiale

Nuk ka qetësi në Meksikë. Pas tërmetit të kaluar që la të vdekur më shumë se 300 të vdekur, një tjetër tërmet ka goditur këtë vend, shkruan albinfo.ch.

Tërmeti i fundi ishte me fuqi 6.4 ballë e shkallës Rihter. Shërbimi sizmologjik amerikan ka bërë me dije se epiqendra është lokalizuar në një thellësi prej 10 kilometrash, mes lokaliteteve Çiapas dhe Oaksasa.

Meksika ka kërkuar edhe ndihmë për shkak se shumë ndërtesa janë ende në gjendje jo stabile dhe ekziston frika se mund të shemben.

Shumë shtete ndërkombëtare kanë dërguar ndihma, në mesin e tyre edhe Zvicra.