Lajme

“Toniblerët” e rinj të Kosovës në ARD

Televizionin publik gjerman ARD ka emetuar emisioni dokumentar mbi fëmijët nga Kosova që bartin emrin e pazakontë, “Tonibler”.

Bëhet fjalë për djemtë e lindur në kohën e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, të cilët prindërit e tyre, në shenjë mirënjohje për rolin prijës të ish kryeministrit britanik Tony Blair në këtë ndërhyrje, i kishin pagëzuar fëmijët e tyre të posalindur me emrin e tij.

Emisioni “Europamgazin” i ARD-së ka takuar pas sa vitesh disa nga djemtë të cilët tashmë janë rritur. Në këtë emision, përmes rrugës jetësore të këtyre “Toniblerëve” rrëfehet zhvillimi i Kosovës gjatë këtyre viteve, njofton ARD dhe trasmeton albinfo.ch.

Tony Blair në kohën e luftës në Kosovë qe bërë i njohur për këmbënguljen e tij për aksione më të vendosura të NATO-s kundër Serbisë, e cila ushtronte dhunë mbi popullatën shqiptare në Kosovë.

Ne linkun e mëposhtëm mund ta ndiqnin emisioni në televizionin ARD.

http://www.ardmediathek.de/tv/Europamagazin/Kosovo-Die-jungen-Tony-Blairs/Das-Erste/Video?documentId=30316770&bcastId=342024