Kosova

Presidentja e Kosovës takon ish-presidentin amerikan, George Bush

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vizitë zyrtare.

Atje ka takuar edhe ish-presidentin amerikan, George W. Bush.

“‘Mjaft është mjaft. Kosova është e pavarur’, është fraza paralajmëruese për pavarësinë e Kosovës e Presidentit George W. Bush në Tiranë më 2007, e cila do të mbetet e gdhendur në analet e historisë si një afirmim i vendosur i të drejtës së Kosovës për të qenë e pavarur dhe sovrane”, shkroi Osmani pas takimit.

Tutje ajo shton se Bush vazhdon të mbetet mik i Kosovës.

“Kënaqësi që takova lajmëtarin e pavarësisë së Kosovës, Presidentin Bush, i cili ishte një avokues i vendosur për pavarësinë e Kosovës dhe vazhdon të mbetet një mik dhe mbështetës i popullit të Kosovës”, shkroi ajo.