Sport

Trajneri thotë fjalët më të mira për Shaqirin

"Ai është lojtar i klasit botëror. Ai i bën gjërat realitet. Fatmirësisht ai po luan kaq mirë, që është fantastike për ne”

Paul Lambert, trajneri i Stoke Cityt, e ka përshkruar yllin shqiptar Xherdan Shaqiri si klas botëror pas paraqitjes në përballjen me Leicesterin të shtunën.

Shaqiri shkëlqeu edhe njëherë për ekipin e Lambertit duke realizuar golin e vetëm për Stoket në barazimin 1 me 1, transmeton Albinfo.ch.

Pas takimit Lambert pati vetëm fjalët më të mira për mesfushorin e Zvicrës.

“Mendoj se siç kam thënë edhe më parë, ai është lojtar i klasit botëror dhe ishte i pafat me vizionin e tij në pjesën e dytë. Ai i bën gjërat realitet. Fatmirësisht ai po luan kaq mirë, që është fantastike për ne”, ka thënë Lambert.

Shaqiri këtë edicion ka kontribuar për Stoke Cityn me shtatë gola dhe gjashtë asistime. Skuadra e tij po rrezikon rënien nga liga teksa kanë mbetur edhe dhjetë ndeshje deri në fund të sezonit.