Sport

Tramezzani, trajner i Sionit

Për të flitej se do të bëhej trajner i Shqipërisë, megjithatë, Tramezzani ka zgjedhur Sionin, duke vazhduar karrierën në Zvicër, pasi më parë drejtoi Luganon

Trajneri italian, Paolo Tramezzani është zyrtar si trajner i skuadrën zvicerane, Sion, shkruan albinfo.ch.

 

Për të flitej se do të bëhej trajner i Shqipërisë, megjithatë, Tramezzani ka zgjedhur Sionin, duke vazhduar karrierën në Zvicër, pasi më parë drejtoi Luganon.

 

Klubi zviceran i Sionit konfirmoi me anë të një njoftimi faqen zyrtare se Tramezzani do të drejtojë ekipin për dy sezonet e ardhshme.

 

Tramezzani kishte qenë ndihmës i De Biasit në Kombëtaren shqiptare, duke ndihmuar të kualifikohet në Kampionatin Evropian.