Sport

Tronditet Kombëtarja, Abrashi mungon një muaj

Mediat gjermane kanë bërë të ditur se Abrashi do të jetë larg fushave të gjelbra për një muaj

Fundjava e fundit nuk ishte aspak e mirë për disa futbollistë shqiptarë që kanë pësuar lëndime, shkruan albinfo.ch.

Njëri ndër ta është Amir Abrashi, i cili u lëndua në ndeshjen ndërmjet Bayer Leverkusenit dhe Freiburgut. Ai u lëndua në minutën e 28-të dhe nuk mundi të vazhdojë ndeshjen.

Mediat gjermane kanë bërë të ditur se Abrashi do të jetë larg fushave të gjelbra për një muaj. Kështu, Abrashi do të mungojë ndaj Spanjës dhe Italisë, në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Botërorin “Rusia 2018”.

Shqipëria nuk ka ndonjë ambicie, pasi ka siguruar vendin e tretë, megjithatë, shpreson në rezultate pozitive ndaj dy gjigantëve të futbollit evropian, edhe pse do ta kenë shumë vështirë.