Maqedonia

Trump dhe Putin takohen sot në Helsinki – SHBA dhe Rusia përplasen për Maqedoninë

Sipas EURACTIV Germany në takimin e sotëm mes dy presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin, mund të diskutohet edhe çështja e Maqedonisë.

Kremlini ka akuzuar të premten e kaluar se SHBA është pas presionit të qeverisë greke për të dëbuar dy diplomatë rusë. Ata kanë tentuar të shmangin zgjidhjen rreth kontestit të emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë, përcjell albinfo.ch.

Zgjidhja e kontestit të emrit i hap rrugën e integrimit drejt NATO-s Maqedonisë.

Pas një vendimi të tillë, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov, hë për hë ka bojkotuar vizitën zyrtare në Athinë, të paraparë në shtator 2018.

SHBA mbështet Maqedoninë dhe Greqinë

Qeveria amerikane ka mbështetur vendimin grek dhe në një komunikatë të shkurtër ka sqaruar se Rusia po mundohet të “destabilizojë rajonin e Ballkanit”.

Në një intervistë për Euroneës, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev tha: „Nëse ne jemi pjesë e qëllimeve të ndikimit rus – këtë nuk e di- por fakt është: më shumë se 80 përqind e qytetarëve tanë mbështesin integrimin në NATO. Dhe gjithashtu edhe qeveria, edhe opozita janë për anëtarësim në NATO.”

Sipas EURACTIV Germany në takimin e sotëm mes dy presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin, mund të diskutohet edhe çështja e Maqedonisë.