E-Diaspora

Trupa e Baletit të Kosovës duartrokitet fuqishëm në Graz të Austrisë

Trupa Kombëtare e Baletit të Kosovës, nën koreografinë e e Darrel Toulon, ka prezantuar në “Theater im Palais der Kunstuniversität” në Graz të Austrisë shfaqjen e baletit “Xhulieta pa Romeon” që flet për dhimbjen e luftës, trazirat, arratisjen, dëbimin e shpresën.

Për shkak të interesimit të madh për të përcjell këtë shfaqje, Trupa e Baletit të Kosovës këtë më këtë shfaqje u paraqit në dy terminë.

Publiku austriak i impresionuar duartrokiti për minuta të tërë balerinët nga Kosova që prezantuan këtë shfaqje si homazh metaforik për personat e pagjetur që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë.

Koreografi Toulon ka deklaruar se ky balet është inspiruar nga fotografitë e personave të pagjetur që ishin të varura në rrethojën e Kuvendit të Kosovës.

Kjo është hera e dytë që Baleti Kombëtar i Kosovës performon në Graz, derisa kësaj radhe u bë pjesë e edicionit të 25-të të festivalit “Internationale Bühneëerkstatt Tanztheaterfestival”.

Në fakt, kjo shfaqje vjen si vazhdimësi e punës së tij, pas asaj “Your stories, my stories”, shfaqje të cilën e kishte përgatitur pasi kishte dëgjuar rrëfimet e balerinëve kosovarë për luftën e fundit në Kosovë.