Jeta në Zvicër
Turbekulozi në qendrat e azilit, në rritje
Rastet me tuberkuloz janë në rritje. Më të prekur janë emigrantët e rinj.
Numri i rasteve të tuberkulozit në Zvicër është rritur përsëri dy vjetët e fundit – 578 në vitin aktual, dhe tendenca është në rritje. Pothuajse çdo i treti pacient vjen nga Eritreja apo Somalia, sipas të dhënave të fundit nga Zyra Federale Zvicerane e Shëndetit Publik.
Rreziku i infeksionit për qytetarët zviceranë nga refugjatët është shumë i vogël për shkak se dy grupet kanë shumë pak kontakt me njëri-tjetrin.
Kjo është më problematike në qendrat e azilit, ku shumë njerëz shpesh jetojnë në një hapësirë të ngushtë për një kohë të gjatë, dhe kjo rrit rrezikun e infeksionit. Është e vërtetë se të gjithë azilkërkuesit duhet të plotësonin një pyetësor për të treguar simptomat e tuberkulozit në Qendrat Federale të Azilit, raporton SRF, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës Sopranoja shqiptare që jeton në Gjermani, Elbenita Kajtazi, gjatë së enjtes ka ndarë bursën e parë...
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
Jeta në Zvicër
-
Dështon nisma që donte të ndryshonte Kushtetutën Lansimi i një teksti që synonte reformimin e Kushtetutës Federale është shtyrë. Lëvizja qytetare pas saj...
-
Rritet numri i kopshteve dygjuhëshe në Zvicër
-
Vdekja e ushtarit në Bremgarten cilësohet si vetëvrasje
-
Komisioni bën thirrje për marrëveshje me një vend të tretë për të dëbuar aplikantët e refuzuar nga Eritreja
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në?